Rrjeti juaj drejt inovacionit dhe sinergjisë në industri Bashkohuni me ne

Financuar nëpërmjet: THIRRJES PËR MBËSHTETJEN E KOMPANIVE STARTUP NËPËRMJET GRANTEVE DHE MASAVE MBËSHTETËSE. # Grant2024 , Start Up Albania

Digital Spider

Krijimi i një inovation chain (rrjet inovator) me kompanitë që operojnë në sektorin e manifakturës, zejtarisë dhe prodhuesve të produkteve “Made in Albania”, si dhe të grupeve të interesit siç janë studentët e dizajnit të produktit, institucionet publike etj., si një mundësi për t’u njohur me inovacionet në tregun ndërkombëtar nëpërmjet takimeve, ëorkshop-ve, konferencave dhe platformës online. Kjo e fundit do të shërbej si një pikë takimi e ideve novatore dhe zhvilluesve, me qëllim përafrimin modelit të biznesit me tendencat novatore ndërkombëtare.
Krijimi i një dritareje në Platformën Online, që do të bëjë të mundur renditjen e materialeve inovatore, të cilat mund të zëvendësojnë një hallkë të prodhimit të sektorit, për ta bërë atë produkt sa më cilësor dhe me kosto të reduktuar.

Rreth Nesh

Crispy bacon

E themeluar në vitin 2019, kjo kompani ka sjellë në tregun shqiptar ndërthyrrjen e nnjjë sërë elementëve, si : inxhinieria, dizajni, marketingu dhe kreativiteti.
Degë e Crispy Bacon Srl (Italia) dhe pjesë e një BE Group (Be Shaping the Future Spa). Crispy Crispy, sot numëron më shumë se 90 punonjës me sdhe 3 zyra (Milano, Marostica dhe Tiranë), në Tiranë ka 18 punonjës nga të cilët 6 janë gra dhe vajza, ndërsa karaterizohen nga një energji njerëzish të rinjë, me një moshë mesatare deri në 30 vjeç.

Krijimi i Digital Spider

Në idenë tonë të parë, duke analizuar tregun vumë re se mungonte një kompani, e cila ofronte për prodhuesit, ide novatore në lidhje me zhvillimin e biznesit, por mbi të gjitha në atë çfarë quhet krijimi i një produkti të diferencuar nëpërmjet materialit të përdorur.
Kompanitë, pjesë e sektorit të manifakturës, zënë një pjesë të rëndësishme të biznesit që furnizon ekonominë shqiptare me praninë e saj edhe në tregun ndërkombëtar. Sot, operojnë në treg rreth 700 kompani në prodhimin e tekstileve dhe këpucëve, aktiviteti i të cilave përbën rreth 40% ndaj totalit të eksportëve.
Këto shifra tregojnë për potencialin që kanë këto kompani, për të transformuar proceset e punës dhe për t’u bërë më konkurruese në tregjet evropiane, që janë në dinamikë të vazhdueshme për shkak të hapave galopantë të inovacionit dhe transformimit të krahut të punës.
Për të siguruar qëndrueshmërinë dhe shtrirjen e këtij projekti edhe në grup – biznese të tjera, kemi menduar që në hapin e dytë, pas krijimit të rrjetit inovator, të targetojmë edhe zejtarët
e grupime të tjera biznesi të cilët prodhojnë “Made in Albania”.

Në këtë projekt-ide dy janë objektivat specifikë, që do të shoqërojnë zbatimin në terma sasiorë dhe cilësorë të indikatorëve deri në finalizimin e tij:

1-Krijimi i një inovation chain (rrjet inovator) me kompanitë që operojnë në sektorin e manifakturës, zejtarisë dhe prodhuesve të produkteve “Made in Albania”, si dhe të grupeve të interesit siç janë studentët e dizajnit të produktit, institucionet publike etj., si një mundësi për t’u njohur me inovacionet në tregun ndërkombëtar nëpërmjet takimeve, ëorkshop-ve, konferencave dhe platformës online. Kjo e fundit do të shërbej si një pikë takimi e ideve novatore dhe zhvilluesve, me qëllim përafrimin modelit të biznesit me tendencat novatore ndërkombëtare.

2- Krijimi i një dritareje në Platformën Online, që do të bëjë të mundur renditjen e materialeve inovatore, të cilat mund të zëvendësojnë një hallkë të prodhimit të sektorit, për ta bërë atë produkt sa më cilësor dhe me kosto të reduktuar.

Regjistrimi ne Platforme


2026 All right reserverd © Digital Spider